PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8474, DATË 14.4.1999 "PËR MIRATIMIN E NOMENKLATURËS DHE TË TARIFËS DOGANORE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8558, DATË 22.12.1999 DHE ME LIGJIN NR.8712, DATË 15.12.2000
Ligji nr. 8843, datë 11 dhjetor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8843
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 58, 26 dhjetor 2001
- Hyn në fuqi
- 10 janar 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2001-12-26
LIGJ
Nr. 8843, datë 11.12.2001
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8474, DATË 14.4.1999 "PËR MIRATIMIN E NOMENKLATURËS DHE TË TARIFËS DOGANORE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8558, DATË 22.12.1999 DHE ME LIGJIN NR.8712, DATË 15.12.2000
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8474, datë 14.4.1999 "Për miratimin e nomenklaturës dhe të tarifës doganore", ndryshuar me ligjet nr.8558, datë 22.12.1999 dhe nr.8712, datë 15.12.2000 bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në seksionin I, kapitulli 5 me titull "Produktet me origjinë prej kafshëve të papërfshira dhe të paspecifikuara diku tjetër", tarifat doganore për kodet 0508, 0509, 0511.91 ndryshohen dhe zëvendësohen me "pa taksë".
Neni 2
Në seksionin III, kapitulli 15 me titull "Vajra, dhjamëra prej kafshëve ose vegjetale dhe produktet e ndarjes së tyre; yndyrna të përgatitura të ngrënshme; dyllet prej kafshëve ose vegjetale", tarifat doganore për kodet 1504, 1511, 1513, 1518 ndryshohen dhe zëvendësohen me "pa taksë".
Neni 3
Në seksionin IV, kapitulli 16 me titull "Ushqimet e përgatitura prej mishit, prej peshkut ose prej krustaceve, prej molusqeve ose prej kafshëve të tjera jovertebrore ujore”, tarifat doganore për kodet 16030010, 160411, 160412, 160414, 160415, 160416, 160419, 160420, 160430, 1605 ndryshohen dhe zëvendësohen me "pa taksë".
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.