Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8437, DATË 28.12.1998 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8507, DATË 7.7.1999, NR.8595, DATË 6.4.2000 DHE NR. 8716, DATË 15.12.2000

Ligji nr. 8848, datë 19 dhjetor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8848
Data e miratimit
19 dhjetor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 58, 26 dhjetor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2001-12-26

LIGJ

Nr. 8848, datë 19.12.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8437, DATË 28.12.1998 “PËR

AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8507, DATË

7.7.1999, NR.8595, DATË 6.4.2000 DHE NR. 8716, DATË 15.12.2000

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 155 të Kushetutës , me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8437, datë 28.12.1998 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë“, ndryshuar me

ligjet nr.8507, datë 7.7.1999; nr. 8595, datë 6.4.2000 dhe nr.8 716, datë 15.12.2000, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

1. Pika “C” ndryshohet si më poshtë:

“C. Pije joalkoolike, freskuese e të tjera 3 000 lekë për 1 000 litra”.

2. Pika “D” ndryshohet si më poshtë:

“D. Kafe

- Kafe e papjekur 33 000 lekë për 1000 kg

- Kafe e pjekur e bluar ose jo 78 000 lekë për 1000 kg.”.

Neni 2

Pas nenit 3 shtohet 3/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 3/1

Importuesit, prodhuesit dhe tregtarët me shumicë të mallrave me akcizë, regjistrohen si

tregtarë të mallrave me akcizë në organet tatimore.”.

Neni 3

Pas paragrafit të parë të nenit 4, shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“Për birrën e prodhuar në vend, llogaritja e akcizës bëhet duke zbatuar mbi sasinë e birrës së

prodhuar dhe të deklaruar, përqindjen e akcizës së përcaktuar në nenin 3 të ligjit “Për akcizat në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.