Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8339, DATË 30.4.1998 “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8584, DATË 15.3.2000 DHE AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 27.4.2001, MIRATUAR ME LIGJIN NR.8797, DATË 14.5.2001

Ligji nr. 8851, datë 27 dhjetor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8851
Data e miratimit
27 dhjetor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 60, 31 dhjetor 2001
Hyn në fuqi
15 janar 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2001-12-31

LIGJ

Nr.8851, datë 27.12.2001

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8339, DATË 30.4.1998 “PËR KRIJIMIN E

AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8584, DATË

15.3.2000 DHE AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 27.4.2001, MIRATUAR ME LIGJIN

NR.8797, DATË 14.5.2001

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8339, datë 30.4.1998 “Për krijimin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive”,

ndryshuar me ligjin nr.8584, datë 15.3.2000 dhe aktin normativ nr.3, datë 27.4.2001, miratuar me

ligjin nr.8797, datë 14.5.2001, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Fjalia e fundit e nenit 2 ndryshohet si më poshtë:

“Afati i veprimtarisë së Agjencisë së Trajtimit të Kredive mbaron pas hyrjes në fuqi të ligjit që

do ta shfuqizojë atë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3212, datë 31.12.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.