Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË LUNDRIMIT DETAR” DHE NË “PROTOKOLLIN PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË PLATFORMAVE FIKSE, TË VENDOSURA NË SHELFIN KONTINENTAL”

Ligji nr. 8850, datë 27 dhjetor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8850
Data e miratimit
27 dhjetor 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 60, 31 dhjetor 2001
Hyn në fuqi
15 janar 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2001-12-31

LIGJ

Nr.8850, datë 27.12.2001

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË LUNDRIMIT DETAR” DHE NË “PROTOKOLLIN PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË PLATFORMAVE FIKSE, TË VENDOSURA NË SHELFIN KONTINENTAL”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për ndalimin e akteve të paligjshme kundër sigurisë së lundrimit detar” dhe në “Protokollin për ndalimin e akteve të paligjshme kundër sigurisë së platformave fikse, të vendosura në Shelfin Kontinental” të 10 marsit 1988.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3211, datë 31.12.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA

PËR NDALIMIN E AKTEVE TË PALIGJSHME KUNDËR SIGURISË SË LUNDRIMIT DETAR

Shtetet Palë në këtë Konventë:

- Duke pasur në mendje qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara lidhur me ruajtjen e paqes dhe sigurimin ndërkombëtar, nxitjen e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin midis Shteteve,

- Duke njohur në veçanti se çdo njeri ka të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë së personit, siç parashikohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.