ËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT PËR UJIN DHE SHËNDETIN, SIPAS KONVENTËS SË VITIT 1992, PËR MBROJTJEN DHE PËRDORIMIN E UJËRAVE NDËRKUFITARE DHE LIQENEVE NDËRKOMBËTARE”
Ligji nr. 8849, datë 27 dhjetor 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8849
- Data e miratimit
- 27 dhjetor 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 31 dhjetor 2001
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2001-12-31
LIGJ
Nr.8849, datë 27.12.2001
PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT PËR UJIN DHE SHËNDETIN, SIPAS KONVENTËS SË VITIT 1992, PËR MBROJTJEN DHE PËRDORIMIN E UJËRAVE NDËRKUFITARE DHE LIQENEVE NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Protokolli për ujin dhe shëndetin, sipas Konventës së vitit 1992, për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare” të 18 qershorit 1999.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3210, datë 31.12.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
PROTOKOLL
PËR UJIN DHE SHËNDETIN PËR KONVENTËN E VITIT 1992 MBI MBROJTJEN DHE PËRDORIMIN E UJËRAVE NDËRKUFITARE DHE LIQENEVE NDËRKOMBËTARE
Palët në këtë Protokoll,
Të kujdesshëm që uji është thelbësor për mbështetjen e jetës dhe sigurimi i tij në sasi dhe cilësi të mjaftueshme për plotësimin e nevojave bazë të njerëzimit është një kërkesë e domosdoshme për shëndet më të mirë dhe për një zhvillim të qëndrueshëm,
Duke njohur përfitimet në shëndetin human dhe mirëqenien që rrjedhin nga uji i shëndetshëm dhe i pastër, e një mjedisi ujor harmonioz dhe me funksionim të përshtatshëm,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.