Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për shtyrjen e pagesave të borxhit” (Marrëveshja “Shqipëria III”)
Ligji nr. 8855, datë 31 janar 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8855
- Data e miratimit
- 31 janar 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 8 shkurt 2002
- Hyn në fuqi
- 23 shkurt 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 2002-02-08
LIGJ
Nr.8855, datë 31.1.2002
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR SHTYRJEN E PAGESAVE TË BORXHIT” (MARRËVESHJA “SHQIPËRIA III”)
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për shtyrjen e pagesave të borxhit” (Marrëveshja “Shqipëria III”).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3252, datë 2.2.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË MBI SHTYRJEN E PAGESAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
(Shqipëria III)
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë:
Mbi bazën e Termave të Referencës, të përcaktuara nga vendet kreditore të Klubit të Parisit për shtyrjen e pagesave të Republikës së Shqipërisë (“Termat e Referencës”), dhe në vazhdim të korrespondencës lidhur me këtë shtyrje pagesash ndërmjet Presidentit të Klubit të Parisit dhe Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë më 14 tetor 1999 dhe 18 janar 2000
bien dakord si më poshtë:
Neni 1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.