Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në "Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore"

Ligji nr. 8853, datë 31 janar 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8853
Data e miratimit
31 janar 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 8 shkurt 2002
Hyn në fuqi
23 shkurt 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 2002-02-08

LIGJ

Nr. 8853, datë 31.1.2002

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË "KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN FIZIKE TË MATERIALEVE BËRTHAMORE"

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në "Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore" të 3 marsit 1980.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3250, datë 2.2.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

KONVENTA

MBI MBROJTJEN FIZIKE TË MATERIALIT BËRTHAMOR

1. Konventa mbi mbrojtjen fizike të materialit bërthamor u hap për nënshkrim më 3 mars 1980 në përputhje me nenin 18.1 të saj dhe pason përfundimin e bisedimeve më 28 tetor 1979.

2. Tekstet e Konventës (1) dhe të Aktit Përfundimtar të Mbledhjes së përfaqësuesve qeveritarë për të shqyrtuar hartimin e Konventës janë riprodhuar në këtë dokument për njoftim të gjitha Shteteve Anëtare.

3. Shtetet Anëtare do të informohen me anë të një shtojce të këtij dokumenti për hyrjen në fuqi të Konventës, në përputhje me nenin 19.1 të saj.

KONVENTA

MBI MBROJTJEN FIZIKE TË MATERIALIT BËRTHAMOR

Shtetet Palë në këtë Konventë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.