Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7986, datë 13.9.1995 “Për Inspektoratin Shtetëror të Punës”, ndryshuar me ligjin nr.8394, datë 2.9.1998

Ligji nr. 8857, datë 7 shkurt 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8857
Data e miratimit
7 shkurt 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 21 shkurt 2002
Hyn në fuqi
8 mars 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2002-02-21

LIGJ

Nr. 8857, datë 7.2.2002

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7986, DATË 13.9.1995 “PËR

INSPEKTORATIN SHTETËROR TË PUNËS”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8394, DATË

2.9.1998

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7986, datë 13.9.1995 “Për Inspektoratin Shtetëror të Punës”, ndryshuar me ligjin

nr.8394, datë 2.9.1998, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 27 ndryshon si më poshtë:

“Neni 27

Procedura dhe sanksione

1. Për shkeljet e dispozitave të legjislacionit të punës, inspe ktori i punës vendos gjobë ndaj

kundërvajtësve deri në vlerën e pesëdhjetëfishit të pagës minimale.

2. Kundërshtimi dhe pengimi i inspektorëve në ushtrimin e detyrës përbën kundërvajtje dhe

dënohet me gjobë nga 5 000 deri në 50 000 lekë.

3. Kur shkelja përbën vepër penale, zbatohen dispozitat përkatëse të Kodit Penal.

4. Kundër vendimit të inspektorit të punës mund të bëhet ankim, pranë Inspektorit të

Përgjithshëm, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit.

Inspektori i Përgjithshëm shprehet dhe nxjerr vendim për ankimin brenda 30 ditëve nga data e

regjistrimit të ankesës.

Kundër vendimit të Inspektorit të Përgjithshëm mund të bëhet ankim në gjykatën e shkallës së

parë ku ka ndodhur kundërvajtja, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.