Për disa ndryshime në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, ndryshuar me ligjin nr.8444, datë 21.1.1999
Ligji nr. 8862, datë 7 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8862
- Data e miratimit
- 7 mars 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 5 prill 2002
- Hyn në fuqi
- 20 prill 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2002-04-05
LIGJ
Nr. 8862, datë 7.3.2002
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7995, DATË 20.9.1995 “PËR NXITJEN E
PUNËSIMIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8444, DATË 21.1.1999
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, ndryshuar me ligjin nr.8444, datë
21.1.1999, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pika 5 e nenit 4 ndryshohet si më poshtë:
“5. Politikat shtetërore të punësimit vendosen nga Këshilli i Ministrave. Ministria nxit dhe
realizon zbatimin e politikave për punësimin, arsimimin dhe for mimin profesional nëpërmjet
Shërbimit Kombëtar të Punësimit.”.
Neni 2
Neni 17 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 17
1. Shërbimi Kombëtar i Punësimit është një shërbim publik, auto nom, me statusin e një
administrate shtetërore, qendrore, që përgjigjet para ministrit.
2 . Organi më i lart ë vendimmarrës i Shërbimit Kombëtar të P u n ësimit është Këshilli
Administrativ Tripalësh. Organizimi dhe funksionimi i tij përca ktohen në Statutin e Shërbimit
Kombëtar të Punësimit.
3. Autoriteti më i lartë ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar të Punë simit është Drejtori i
Përgjithshëm, i cili emërohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit përkatës.”.
Neni 3
Shkronja “b” e pikës 2 dhe pika 3 e nenit 18 shfuqizohen.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.