Ligj

Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë të Holandës për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Organizatës së Zhvillimit të Holandës (SNV)

Ligji nr. 8861, datë 7 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8861
Data e miratimit
7 mars 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 5 prill 2002
Hyn në fuqi
20 prill 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2002-04-05

LIGJ

Nr. 8861, datë 7.3.2002

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË TË HOLANDËS PËR BASHKËPUNIMIN NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS SË ZHVILLIMIT TË HOLANDËS (SNV)

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë të Holandës për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Organizatës së Zhvillimit të Holandës (SNV)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.3268, datë 19.3.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

MIDIS QEVERISË SË MBRETËRISË TË HOLANDËS DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË PËR BASHKËPUNIMIN E QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS SË ZHVILLIMIT TË HOLANDËS SNV

- Qeveria e Mbretërisë së Holandës, këtu më poshtë referuar si Pala Holandeze,

- Qeveria e Republikës së Shqipërisë, këtu më poshtë referuar si Pala Shqiptare,

Duke dëshiruar të nxisin mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet miqësore midis dy popujve për të ndihmuar në proceset e zhvillimit,

Ranë dakort si më poshtë:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.