PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR
Ligji nr. 7952, datë 21 qershor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 8 shtator 2008.
- Numri
- 7952
- Data e miratimit
- 21 qershor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 17 korrik 1995
- Hyn në fuqi
- 1 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1995-07-17
LIGJ
Nr.7952, datë 21.6.1995
PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Arsimi në Republikën e Shqipërisë është përparësi kombëtare.
Ai realizohet në përputhje me parimet e sanksionuara në legjislacionin në fuqi, mbështetet në
traditat e arritjet e shkollës sonë kombëtare dhe kryhet në përputhje me marrëveshjet dhe traktatet
ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
Arsimi respekton të drejtat e fëmijëve dhe të të rriturve të sanksionuara në këto dokumente.
Neni 2
Arsimi ka për mision emancipimin shpirtëror, progresin material dhe zhvillimin social të
individit.
Neni 3
Shtetasit e Republikës së Shqipërisë gëzojnë të drejta të barabarta për t’u arsimuar në të gjitha
nivelet e arsimimit që përcakton ky ligj, pavarësisht nga gjendja sociale, kombësia, gjuha, seksi, feja,
raca, bindjet politike, gjendja shëndetësore dhe niveli ekonomik.
Neni 4
Arsimi në Republikën e Shqipërisë realizohet në institucione arsimore publike dhe private, në
përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Neni 5
Ministria e Arsimit përgjigjet për realizimin e politikës shtetërore të arsimimit laik, të miratuar
nga Këshilli i Ministrave.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 30 korrik 1998 · 8387 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 "PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR"
- 17 prill 2008 · 9903 · PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
- 8 shtator 2008 · 9985 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.