Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope
Ligji nr. 8874, datë 29 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 3 shkurt 2026.
- Numri
- 8874
- Data e miratimit
- 29 mars 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 29 prill 2002
- Hyn në fuqi
- 14 maj 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2002-04-29
LIGJ
Nr. 8874, datë 29.3.2002
PËR KONTROLLIN E LËNDËVE QË PËRDOREN PËR FABRIKIMIN E PALIGJSHËM TË LËNDËVE NARKOTIKE DHE PSIKOTROPE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
Ky ligj ka për qëllim kontrollin e lëndëve që shpesh përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope, duke synuar parandalimin e shmangien nga destinacioni të lëndëve të tilla dhe në vendosjen e sanksioneve ndaj shkeljeve, që përcaktohen në këtë ligj.
Neni 2
Përkufizime
Sipas këtij ligji, do të kenë kuptimin e mëposhtëm:
a) “Lëndë e listuar” është çdo lëndë e renditur në shtojcën 1 të këtij ligji, duke përfshirë produkte natyrore dhe përzierje që përmbajnë lëndë të tilla. Kjo përjashton barnat ose përgatesat e tjera që përmbajnë lëndë të listuara, të cilat janë përzier në mënyrë të tillë që nuk mund të përdoren ose të ripërftohen lehtë.
b) “Import” është çdo futje fizike e lëndëve të listuara sipas këtij ligji, në përputhje me legjislacionin doganor të Republikës së Shqipërisë.
c) “Eksport” është çdo nisje fizike e lëndëve të listuara, sipas këtij ligji, në përputhje me legjislacionin doganor të Republikës së Shqipërisë.
ç) “Tranzit” është çdo transportim lëndësh të listuara ndërmjet vendeve të tjera, nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 shkurt 2026 · 16/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.