Për sigurimin e depozitave
Ligji nr. 8873, datë 29 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 korrik 2012.
- Numri
- 8873
- Data e miratimit
- 29 mars 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 18 prill 2002
- Hyn në fuqi
- 18 tetor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2002-04-18
LIGJ
Nr. 8873, datë 29.3.2002
PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë sigurimin dhe kompensimin e depozitave, si dhe krijimin, përgjegjësitë dhe veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Neni 2
Përcaktime
Për qëllimin e këtij ligji, përveçse kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë kuptimin:
a) “Agjencia” është Agjencia e Sigurimit të Depozitave, e krijuar sipas dispozitave të këtij ligji;
b) “Autoriteti Mbikëqyrës” është Banka e Shqipërisë;
c) “Akt nënligjor” është akti i Autoritetit Mbikëqyrës i dalë në bazë dhe për zbatim të këtij ligji;
ç) “Bankë" është personi juridik që pranon dhe grumbullon depozita ose fonde të tjera të ripagueshme për publikun dhe jep kredi, paradhënie, hua ose investon për llogari të tij, sipas licencës së dhënë nga Autoriteti Mbikëqyrës;
d) “Bankë e siguruar” është banka që pranon depozita të siguruara nga Agjencia dhe dega në Shqipëri e bankës së huaj që pranon depozita të siguruara nga Agjencia;
dh) “Degë e bankës" është njësia organizative e bankës nën varësinë e drejtorisë qendrore të saj, që kryen drejtpërsëdrejti të gjitha ose disa veprimtari të bankës;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 30 mars 2009 · 10106 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8873, DATË 29.3.2002 “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”
- 26 korrik 2012 · 78/2012 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8873, DATË 29.3.2002 “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”, TË NDRYSHUAR1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.