Ligj

Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 8872, datë 29 mars 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 qershor 2014.

Numri
8872
Data e miratimit
29 mars 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 18 prill 2002
Hyn në fuqi
3 maj 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2002-04-18

LIGJ

Nr. 8872, datë 29.3.2002

PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të mbështesë zhvillimin e një sistemi të përbashkët të arsimit dhe formimit profesional në Republikën e Shqipërisë, i cili mund t’u përshtatet ndryshimeve shoqërore, ekonomike e teknologjike, nevojave të tregut të punës, si dhe të mundësojë një shfrytëzim optimal të burimeve financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.

2. Ky ligj vendos parimet themelore, strukturën, organizimin dhe administrimin e arsimit dhe formimit profesional në Republikën e Shqipërisë, mbështetur në bashkëpunimin e institucioneve shtetërore, qeveritare me partnerë socialë dhe aktorë të tjerë në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

3. Ky ligj garanton të drejtën e shprehur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për arsimim dhe formim profesional gjatë gjithë jetës, mundësinë e kryerjes së arsimimit fillestar profesional, si dhe të fitimit të njohurive profesionale të nevojshme për punësim, duke krijuar shanse të barabarta për të gjithë.

Neni 2

Objektivat e arsimit dhe formimit profesional

Ky ligj përcakton objektivat kryesore të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, të cilat janë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 30 tetor 2008 · 10011 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002 “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 23 qershor 2011 · 10434 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002 “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
  3. 26 qershor 2014 · 63/2014 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8872, DATË 29.3.2002,“PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.