Për shëndetin riprodhues
Ligji nr. 8876, datë 4 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8876
- Data e miratimit
- 4 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 13 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 13 gusht 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2002-05-13
LIGJ
Nr.8876, datë 4.4.2002
PËR SHËNDETIN RIPRODHUES
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues, në institucionet shëndetësore private dhe publike, mbron të drejtat riprodhuese të individit e të çiftit dhe siguron që të drejtat riprodhuese të çdo individi të mbrohen në përputhje me ligjet dhe politikat kombëtare e me principe të tjera të njohura ndërkombëtare.
Neni 2
"Shëndeti riprodhues" nënkupton mirëqenien e përgjithshme fizike, mendore, në tërësi, me mungesën e sëmundjeve e paaftësive problematike, si dhe çdo kushtëzim tjetër bazë që i nevojitet sistemit të riprodhimit për funksionet, proceset si dhe aftësinë e një jete seksuale të kënaqshme e të sigurt. Ai nënkupton aftësinë e njerëzve për t'u riprodhuar dhe lirinë e tyre për të vendosur për mënyrën dhe kohën e riprodhimit, si dhe të informohen se ku mund ta bëjnë këtë dhe ku mund të gjejnë të tilla shërbime.
Neni 3
Kujdesi për shëndetin riprodhues përfshin një tërësi metodash, teknikash dhe shërbimesh shëndetësore që ndikojnë mbi shëndetin riprodhues të njerëzve, duke parandaluar dhe zgjidhur problemet e tyre, si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 56/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8876, datë 4.4.2002 “Për shëndetin riprodhues”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.