Për Rojën Bregdetare shqiptare
Ligji nr. 8875, datë 4 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 korrik 2007.
- Numri
- 8875
- Data e miratimit
- 4 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 13 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2002-05-13
LIGJ
Nr.8875, datë 4.4.2002
PËR ROJËN BREGDETARE SHQIPTARE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetu tës, si dhe të kapitullit 3 pika
42 paragrafi i parë të Dokumentit për Politikën e Mbrojtjes së Republikës të Shqipërisë, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Qëllimi
Krijimi i Rojës Bregdetare për zbatimin e ligjshmërisë në det.
Neni 2
Përkufizime
Me termat:
a) “Rojë Bregdetare” kuptohet struktura, sistemi i vrojtimit të hapësirës detare, personeli,
mjetet (anije dhe helikopterë), në përbërje dhe në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
b) “Ujëra të brendshme” kuptohet brezi ujor që përfshihet midis vijës bazë dhe vijës
bregdetare.
c) “Vijë bazë” kuptohet tërësia e vijave të drejta që bashkojnë kepet dhe pikat më të dala të
bregdetit shqiptar.
ç) “Deti territorial” kuptohet br ezi ujor që përfshihet midis vijës bazë dhe vijës së hequr
paralel me të nga ana e detit, në distancën 12 milje vijë detare.
d) “Zonë fqinje” kuptohet brezi ujor në vazhdim të detit territ orial. Zona fqinje shtrihet deri në
24 milje detare nga vija bazë në drejtim të detit të hapur.
dh) “Zonë ekonomike ekskluzive” kuptohet hapësira ujore në vazh dim të detit territorial deri
në vijën e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë,
përkatësisht të bregdetit shqiptar dhe atij italian.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 korrik 2007 · 9788 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8875, DATË 4.4.2002 “PËR ROJËN BREGDETARE SHQIPTARE
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.