Për krijimin e Agjencisë së Nxitjes të Investimeve të Huaja
Ligji nr. 8877, datë 4 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8877
- Data e miratimit
- 4 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 13 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2002-05-13
LIGJ
Nr.8877, datë 4.4.2002
PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË NXITJES TË INVESTIMEVE TË HUAJA
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
1. Objekti i këtij ligji është krijimi i Agjencisë së Nxitjes të Investimeve të Huaja, përcaktimi i
fushës së veprimtarisë, si dhe i parimeve e rregullave të për gjithshme për organizimin dhe
funksionimin e saj.
2. Organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e Agjencisë së Nxitjes të Investimeve të Huaja
përcaktohen në statutin e saj. Statuti i Agjencisë miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Neni 2
Agjencia e Nxitjes së Investimeve të Huaja, që më poshtë do të quhet “Agjencia”, është
person juridik publik. Emërtimi i shkurtuar i Agjencisë është ANIH.
Neni 3
Fusha e veprimtarisë së Agjencisë është:
a) nxitja, tërheqja dhe mbështetja e investimeve të huaja, në përputhje me projektet parësore të
investimit në Republikën e Shqipërisë;
b) identifikimi i mundësive për investime në Shqipëri dhe promovimi i tyre;
c) bashkëpunimi me institucione publike, financiare, organizata të biznesit dhe të
investitorëve, me qëllim hartimin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare për nxitjen e investimeve të
huaja;
ç) propozimi i politikave dhe mbështetja e programeve dhe proje kteve në nivel kombëtar,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.