Ligj

Për të drejtat e seleksionerit të bimëve

Ligji nr. 8880, datë 15 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
8880
Data e miratimit
15 prill 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 13 maj 2002
Hyn në fuqi
28 maj 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2002-05-13

LIGJ

Nr. 8880, datë 15.4.2002

PËR TË DREJTAT E SELEKSIONERIT TË BIMËVE

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e të drejtave të personave që seleksionojnë, zbulojnë dhe zhvillojnë varietete të reja bimore.

Neni 2

Subjekte të zbatimit të ligjit

Kushtet e këtij ligji janë të zbatueshme për personat juridikë dhe fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj dhe për personat juridikë dhe fizikë, që janë shtetas:

a) të palëve kontraktuese ose të shteteve që janë palë në traktatet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e varieteteve të bimëve, në të cilat është palë edhe Republika e Shqipërisë;

b) të shteteve që zbatojnë parimin e reciprocitetit.

Neni 3

Përkufizime

Për qëllimet e këtij ligji:

1. “Seleksioner” nënkupton personin fizik ose juridik, si dhe çdo punëmarrës që ka seleksionuar, zbuluar dhe zhvilluar një varietet të ri bimor.

2. “E drejta e seleksionerit” nënkupton të drejtën që i jep ky ligj seleksionerit për varietetin e ri, të zbuluar, të krijuar e të zhvilluar prej tij, si dhe të drejtat e pasuesit në titull.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 68/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.