Për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit Teknik e Financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Turqisë”
Ligji nr. 8879, datë 15 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8879
- Data e miratimit
- 15 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 13 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2002-05-13
LIGJ
Nr. 8879, datë 15.4.2002
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TEKNIK E FINANCIAR NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1, 121 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e bashkëpunimit teknik e financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Turqisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3310, datë 25.4.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
MARRËVESHJE
PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK E FINANCIAR NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË
Bazuar në lidhjet miqësore midis dy vendeve,
Me dëshirën e forcimit të mëtejshëm të këtyre lidhjeve dhe zhvillimit të një bashkëpunimi të frutshëm teknik e financiar,
Duke pasur parasysh se zhvillimi i këtij bashkëpunimi teknik dhe financiar do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve sociale dhe në nxitjen e reformave politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri,
Kanë rënë dakort si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.