Për ratifikimin e “Protokollit të dytë shtesë të “Konventës së Këshillit të Europës për ndihmën e ndërsjellë juridike në fushën penale”
Ligji nr. 8883, datë 18 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8883
- Data e miratimit
- 18 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 15 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2002-05-15
LIGJ
Nr. 8883, datë 18.4.2002
PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË DYTË SHTESË TË “KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR NDIHMËN E NDËRSJELLË JURIDIKE NË FUSHËN PENALE”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Protokolli i dytë shtesë i “Konventës së Këshillit të Europës për ndihmën e ndërsjellë juridike në fushën penale”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3314, datë 29.4.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
PROTOKOLLI I DYTË SHTESË
I KONVENTËS EUROPIANE PËR NDIHMË TË NDËRSJELLË
NË FUSHËN PENALE
Strasburg 8.11.2001
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, që kanë nënshkruar këtë Protokoll:
Duke pasur parasysh përgjegjësitë e tyre sipas Statutit të Këshillit të Europës;
Duke dashur të kontribuojnë më tej për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbështetjen për një shoqëri demokratike;
Duke e konsideruar këtë të rëndësishme për forcimin e kapacitetit individual e kolektiv për t’iu përgjigjur krimit;
Vendosën të përmirësojnë dhe shtojnë aspekte të caktuara të Konventës Europiane për Ndihmë të Ndërsjellë Gjyqësore në Fushën Penale, Strasburg 20 prill 1959 (këtu referuar si Konventa), si edhe Protokollit shtesë të saj, Strasburg 17 mars 1978;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.