Për ratifikimin e “Kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektin e rrugëve europiane- Shqipëria”
Ligji nr. 8881, datë 18 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8881
- Data e miratimit
- 18 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 15 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2002-05-15
LIGJ
Nr.8881, datë 18.4.2002
PËR RATIFIKIMIN E “KONTRATËS FINANCIARE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE PËR PROJEKTIN E RRUGËVE EUROPIANE - SHQIPËRIA”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Kontrata financiare për shumën 34 000 000 (tridhjetekatër milionë) euro ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektin e rrugëve europiane - Shqipëria”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3312, datë 29.4.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.