Për ratifikimin e “Konventës për krimin në fushën e kibernetikës”
Ligji nr. 8888, datë 25 prill 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8888
- Data e miratimit
- 25 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 17 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 1 qershor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2002-05-17
LIGJ
Nr. 8888, datë 25.4.2002
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS PËR KRIMIN NË FUSHËN E KIBERNETIKËS”
Në mbështetje të neneve 78 pika 1, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa për krimin në fushën e kibernetikës”, me rezervën e parashikuar në këtë ligj.
Neni 2
Në mbështetje të nenit 42 të “Konventës për krimin në fushën e kibernetikës”, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën për të mos parashikuar përgjegjësi penale, në rrethana të kufizuara, sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 10, me kusht që të parashikohen zhdëmtime të tjera, të cilat nuk shmangin përgjegjësinë ndaj dëmit të shkaktuar dhe nuk e shmangin Republikën e Shqipërisë nga detyrimet ndërkombëtare të parashikuara në instrumentet ndërkombëtare, përmendur në paragrafët 1 dhe 2 të nenit të lartëpërmendur.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3322, datë 3.5.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
PROJEKTKONVENTË MBI KRIMIN KIBERNETIK
PREAMBULA
Shtetet Anëtare të Këshillit të Europës dhe pas kësaj, shtetet e tjera nënshkruese:
Duke konsideruar që qëllimi i Këshillit të Europës është që të arrihet një unitet sa më i madh ndërmjet anëtarëve të tij;
Duke njohur vlerën e nxitjes së bashkëpunimit me shtetet e tjera, Palë të kësaj Konvente;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.