Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit
Ligji nr. 8891, datë 2 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 28 janar 2026.
- Numri
- 8891
- Data e miratimit
- 2 maj 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 28 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 12 qershor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2002-05-28
LIGJ
Nr. 8891, datë 2.5.2002
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONEVE HETIMORE TË KUVENDIT
Në mbështetje të neneve 77 pika 3, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisioneve hetimore të Kuvendit, sipas parimeve të parashikuara në nenin 77 të Kushtetutës.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm do të kuptohet:
1. “Komision” do të thotë komision hetimor i Kuvendit, i ngritur sipas rregullave të këtij ligji.
2. “Dëshmitar” është personi i thirrur nga komisioni për të dëshmuar mbi ngjarjet dhe faktet që ai/ajo di, në lidhje me çështjen objekt hetimi.
3. “Hetime” janë veprimet procedurale që ndërmerren nga komisioni për të sqaruar një çështje të veçantë, por pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuzë penale.
4. “Provë” është çdo e dhënë, dëshmi, dokument apo fakt që shërben në nxjerrjen e konkluzioneve të hetimit dhe që merret sipas rregullave të këtij ligji.
5. “Ekspertët” janë persona që për shkak të njohurive profesionale thirren nga komisionet për të bërë akte ekspertimi mbi ngjarje apo dokumente që lidhen me hetimin. Statusi i tyre është i njëjtë me atë të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 21 dhjetor 2023 · 106/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
- 28 janar 2026 · 14/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.