Për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetit Europian, në kuadër të Programit “Cards 2001”
Ligji nr. 8890, datë 2 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8890
- Data e miratimit
- 2 maj 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 28 maj 2002
- Hyn në fuqi
- 12 qershor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2002-05-28
L I G J
Nr. 8890, datë 2.5.2002
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETIT EUROPIAN, NË KUADËR TË PROGRAMIT “CARDS 2001””
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Komisionit të Komunitetit Europian, në kuadër të Programit “CARDS 2001””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3341, datë 23.5.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
MARRËVESHJE FINANCIARE
Nga njëra anë,
Qeveria e Shqipërisë, këtej e tutje referuar si “Përfituesi”, dhe
nga ana tjetër
Komisioni i Komuniteteve Europiane, këtej e tutje referuar si “Komisioni”, duke vepruar për dhe në emër të Komunitetit Europian, këtej e tutje referuar si “Komuniteti”
Kanë rënë dakord si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.