Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive
Ligji nr. 8894, datë 14 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 10 maj 2007.
- Numri
- 8894
- Data e miratimit
- 14 maj 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 8 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 23 qershor 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2002-06-08
LIGJ
Nr. 8894, datë 14.5.2002
PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi i këtij ligji është vendosja e rregullave për trajtimin e kredive të transferuara nga bankat tregtare të nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror, që më poshtë do të quhen “bankat”, tek Agjencia e Trajtimit të Kredive, që më poshtë do të quhet “Agjencia”, si dhe mënyra e drejtimit të kësaj Agjencie.
Neni 2
Për qëllime të këtij ligji, termat “aset” ose “asete” kanë kuptimet e mëposhtme:
a) Një pretendim për kredinë, duke përfshirë të gjitha mjetet e garancisë për sigurimin e detyrimit përkundrejt të gjithë personave fizikë a juridikë, nëse ata janë të regjistruar ose në regjistrim e sipër në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe ato të zotëruara nga Agjencia në mbështetje të nenit 3 të këtij ligji, përfshirë shumën e principalit dhe të interesave të llogaritur për një pretendim të tillë.
b) Pasuritë e luajtshme ose të paluajshtme, që Agjencia i ka marrë në mbështetje të nenit 3 të këtij ligji.
Neni 3
1. Kreditë, asetet, pasivet dhe kapitali i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, të marra prej saj, në mbështetje të ligjit nr.8339, datë 30.4.1998 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, i kalojnë kësaj Agjencie.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 3 korrik 2003 · 9099 · PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002,
- 10 qershor 2004 · 9239 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”, I NDRYSHUAR
- 20 maj 2005 · 9417 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR AGJENCINË ETRAJTIMIT TË KREDIVE”, I NDRYSHUAR
- 9 shkurt 2006 · 9476 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, të ndryshuar
- 10 maj 2007 · 9731 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.