Ligj

Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Maqedonase

Ligji nr. 8892, datë 14 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8892
Data e miratimit
14 maj 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 13 qershor 2002
Hyn në fuqi
28 qershor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2002-06-13

LIGJ

Nr.8892, datë 14.5.2002

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET QEVERISË

SHQIPTARE DHE QEVERISË MAQEDONASE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë

Maqedonase”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3353, datë 30.5.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

MARRËVESHJE

PËR TREGTINË E LIRË MIDIS QEVERISË SHQIPTARE DHE QEVERISË MAQEDONE

Preambula

Të dëshiruar për të zhvilluar dhe fuqizuar marrëdhënie miqësore, veçanërisht në fushën e

bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit

ekonomik mes dy vendeve dhe të rrisin vëllimin e shkëmbimit reciprok tregtar,

Qeveria shqiptare dhe Qeveria Maqedone

(këtu e më tutje të quajtura "Palë Kontraktuese”)

Duke riafirmuar angazhimin e tyre në parimet e ekonomisë së tregut, të cilat përbëjnë bazën e

marrëdhënieve të tyre,

Duke patur parasysh dëshirën e tyre të përbashkët për të marrë pjesë në mënyrë efektive në

procesin e integrimit ekonomik ndërkomëtar,

Duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për

të fuqizuar këtë proces,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.