Ligj

Për dhënie amnistie

Ligji nr. 8895, datë 16 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8895
Data e miratimit
16 maj 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 14 qershor 2002
Hyn në fuqi
29 qershor 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2002-06-14

LIGJ

Nr. 8895, datë 16.5.2002

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81 pika 1, pika 2 shkronja “ë” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

1. Amnistohen personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar me kusht ose me

gjobë.

2. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale

kanë qenë nën moshën 18 vjeç, femrat që në datën 1 qershor 2002 kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe

meshkujt që kanë mbushur moshën 65 vjeç.

3. Amnistohen personat e dënuar me burgim ose me dënime më të buta, të cilëve në datën 1

qershor 2002 u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

4. U zbriten 1/4 (përsëritësve të së njëjtës vepër penale u zbr iten 1/8) e dënimit të mbetur të

gjithë të dënuarve, të cilët nuk përfitojnë nga pikat e mësipërme të këtij neni.

Neni 2

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

a) veprat penale të parashikuara nga nenet 76, 77, 78, 79 të Kodit Penal dhe neni 77 i Kodit

Penal Ushtarak;

b) veprat penale të parashikuara nga nenet 100, 101 pika 2, 102, 103 dhe 104 të Kodit Penal;

c) rrëmbim personi i parashikuar në nenin 109 të Kodit Penal;

ç) trafikim të njerëzve, shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.