Për një shtesë në ligjin nr. 8291, datë 25.2.1998 “Kodi i etikës së policisë”
Ligji nr. 8898, datë 16 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8898
- Data e miratimit
- 16 maj 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 18 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 3 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2002-06-18
L I G J
Nr. 8898, datë 16.5.2002
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8291, DATË 25.2.1998,
“KODI I ETIKËS SË POLICISË”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8291, datë 25.2.1998 “Kodi i etikës së policisë”, pas nenit 16 shtohet neni 16/1 me
këtë përmbajtje:
“Neni 16/1
Ngarkohet Ministri i Rendit Publik të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 3, 4, 6, 7, 8,
10 dhe 11 të këtij ligji”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3352, datë 30.5.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.