Ligj

Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja

Ligji nr. 8897, datë 16 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
8897
Data e miratimit
16 maj 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 18 qershor 2002
Hyn në fuqi
3 korrik 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2002-06-18

LIGJ

Nr. 8897, datë 16.5.2002

PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të garantojë të drejtën e shtetasve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit shqiptar nga ndotja e ajrit.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Ajri” është ajri i jashtëm, i troposferës, që nuk përfshin ajrin në vendet e punës.

2. “Ndotës” është çdo substancë e lëngët, e ngurtë ose e gaztë, që ndryshon cilësinë ajrit.

3. “Treguesi mjedisor” është treguesi që jep të dhëna për një dukuri mjedisore, duke e bërë atë të perceptueshme nëpërmjet vlerës numerike, matjes dhe komunikimit, nga ku:

a) “Treguesi mjedisor i gjendjes së ajrit” është treguesi që jep të dhëna për cilësinë e ajrit;

b) “Treguesi mjedisor i trysnisë në ajër” është e treguesi që jep të dhëna për trysnitë që ushtrojnë në ajër burimet e ndotjes.

4. “Gjendje smogu” është ndotja e tejskajshme e atmosferës, kur niveli i ndotjes tejkalon ndjeshëm normat e cilësisë së ajrit.

5. “Monitorimi” është procesi që realizon vlerësimin sistematik të treguesve mjedisorë.

6. “Burim ekzistues i ndotjes” është veprimtaria që ka filluar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 prill 2010 · 10266 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”
  2. 14 shkurt 2013 · 28/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.