Ligj

Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG sha-së

Ligji nr. 8899, datë 22 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 qershor 2003.

Numri
8899
Data e miratimit
22 maj 2002
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 18 qershor 2002
Hyn në fuqi
3 korrik 2002
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2002-06-18

LIGJ

Nr. 8899, datë 22.5.2002

PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG

SHA-SË

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton formën dhe formulën e privatizimit të Institutit të Sigurimeve INSIG sha-së.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Aksion” nënkupton një aksion në kapitalin e INSIG sha-së.

2. “Institucione financiare ndërkombëtare” nënkupton institucio net e krijuara sipas

marrëveshjeve ndërkombëtare, që veprojnë në sektorët e investim eve financiare, dhe shoqëritë

risiguruese ndërkombëtare, të njohura në tregun ndërkombëtar të sigurimeve.

3. “Investitor strategjik” nënkupton një shoqëri të huaj siguri mesh e njohur në tregun

ndërkombëtar të sigurimeve, e cila nuk është rezidente në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe

nuk është themeluar sipas ligjit shqiptar, e cila ka sukses në një ose më s h u më tregje të h u a ja

sigurimesh gjatë 20 viteve të fundit dhe ka të paktën 250 milio në USD asete neto dhe 1,5 miliard USD

të totalit të aseteve.

4. “Subjekt i sektorit privat shqiptar” nënkupton një shoqëri shqiptare, rezidente në territorin e

Republikës së Shqipërisë ose e themeluar sipas ligjit shqiptar.

Neni 3

Forma e privatizimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 9 qershor 2003 · 9078 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8899, DATË 22.5.2002, "PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SHA"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.