Për një shtesë në ligjin nr. 8563, datë 22.12.1999 “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të Bankës së Kursimeve sha”, ndryshuar me ligjin nr. 8806, datë 17.5.2001
Ligji nr. 8900, datë 23 maj 2002, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8900
- Data e miratimit
- 23 maj 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 18 qershor 2002
- Hyn në fuqi
- 3 korrik 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2002-06-18
LIGJ
Nr. 8900, datë 23.5.2002
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8563, DATË 22.12.1999 “PËR PËRCAKTIMIN E
FORMËS DHE FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË BANKËS SË KURSIMEVE SHA”,
NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8806, DATË 17.5.2001
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtet utës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pas nenit 7 të ligjit nr.8563, datë 22.12.1999 “Për përcaktimin e formës dhe formulës së
privatizimit të Bankës së Kursimeve sha”, ndryshuar me ligjin n r.8806, datë 17.5.2001, shtohet neni
7/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 7/1
1. Banka e Kursimeve sha deri më 31.12.2010 nuk do t’u nënshtro het detyrimeve të neneve 5,
6, 7 dhe 8 të ligjit nr.8044, datë 7.12.1995 “Për konkurrencën” . Gjatë kësaj periudhe Banka e
Kursimeve do t’u nënshtrohet dispozitave ligjore në fuqi, që trajtojnë abuzimin me pozitën dominuese
në treg.
2. Ngarkohen Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Ekonomisë të përcaktojnë norma specifike
të mbikëqyrjes për moslejimin e rasteve të abuzimit me pozitën dominuese në treg”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3370, datë 14.6.2002 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.