Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 95/2026, datë 18 shtator 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
95/2026
Data e miratimit
18 shtator 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 203, 18 shtator 2026
Hyn në fuqi
18 shtator 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 203, datë 2026-09-18

LIGJ

Nr. 95/2026

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016, “PËR STATUSIN

E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e deputetëve,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 12, pika 5, shkronja “a” ndryshon si më poshtë:

“a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me

shumëzimin e koeficientit 0.38 me pagën e Presidentit të Republikës. Paga referuese bazë për

funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë indeksohet me vendim të Këshillit të Ministrave jo më vonë

se dy vjet nga indeksimi i fundit. Niveli i indeksimit në çdo rast nuk kalon një pikë përqindjeje mbi

nivelin e targetuar të inflacionit nga Banka e Shqipërisë.”.

Pas nenit 12 shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje:

Neni 2

“Neni 12/1

Përtej efektit në pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndryshimi në pagën referuese bazë i

përcaktuar në nenin 12, pika 5, shkronja “a”, të këtij ligji sjell efekte vetëm për pagën e anëtarëve

dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas referencës në nenin 17, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000,

“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.